Fjala pershendetese me rastin e celjes se ekzposites ne Galerine e Fierit me date 25 Prill 2014.

Pershendetje miq e dashamires

Kudo qe ndodheni , punoni dhe krijoni per t’i dhene gjithkujt kenaqesi shpirterore e fizike, ju uroj pune te mbare!

Sot hap ekspoziten time ne galerine e arteve ne qytetin e Fierit dhe deshiroj t’ju percjell mesazhe pozitive e miqesore .

Me qytetin e Fierit kam lidhje te forta jetike profesionale dhe shoqerore. Koha kalon shpejt me gezime e trishtime, me arritje e deshtime, por une e kam pare ate te bukur dhe jam perpjekur ta jetoj intesivisht .

Nje cast dua te kthehem vite me pare, ne vitin 1979, sa kisha mbaruar studimet e larta per pikture (skenografi). Ndaloj ne kete qytet per te takuar dy shoke shkolle, piktore te cilet punonin ne teatrin “Bylis”, me deshire per te qene dhe une pjese e kesaj trupe profesioniste qe ne ato vite po konsolidohej artistikisht dhe per t’u bere me vone nje nga trupat me te njohura.

U bera pjese e ketij teatri me venien ne skene te komedise “Shoku niqifor“, ku autor dhe regjisor ishte Pellumb Kulla.

Me pas, vite pune plote pasione, perpjekje, shqetesime dhe mjaft sukses.

Teatri, ish nje tempull i artit ku u rritem e u beme te respektuar nga nje publik i dashur e i kulturuar qe na ndiqte ne cdo shfaqje dhe na duartrokiste .

Fola per teatrin se piktura ime ka maredhenie te ngushta me skenografine.

Hapja e ekspozites ne qytetin e Fierit lidhet dhe me faktin se shume nga pikturat e mia jane krijuar rreth kodrave dhe fushave te tij. Jane punuar dite e nate ne studion e cila ndodhej ne kete rruge ku jemi sot ne Galeri.

Me modesti dua te them se kerkimet e mia kane qene per nje art realist dhe bashkekohor drejt nje abstragimi te moderuar.

Me qytetin me lidhin edhe shume objekte e fasada qe une kam arreduar e me bejne qe te vij shpesh duke u bere pjese e shume artisteve qe mirepriten nga Bashkia e qytetit dhe ndjehen te vleresuar aq sa te krijohet ideja se eshte me te vertete nje qytet unikal.

Ndjehem mire qe kam punuar e krijuar dhe vazhdoj te bashkepunoj ne Fier.

Falenderoj dashamiresisht,

Galerine e Fierit,
Bashkine e qytetit dhe kryetarin e saj z. Baftjar Zeqo.


Pano Kondo © 2014